Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i kontrollorëve: Albcontrol mund të merrte kredi për të mos prekur pagat e punonjësve, s’na çojnë dot në gjyq


Kontrollorët e Albcontrol kanë reaguar lidhur me grevën që ka bllokuar punën në Aeroportin e Rinasit. Nëpërmjet avokatit të tyre ata kanë theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për pagën në kërkesat e tyre.

Gjatë një deklaratë për mediat, Rezart Tupi, tha se Albcontrol ka vendosur të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën me kontrollorët. Duke cekur Aktin Normavit të marsit 2020, avokati Tupi tha se e drejta e pagës nuk duhet cenuar.

“Sipas Aktit Normativ 2020 është njohur e drejta e moscenimit të pagës. Albcontroli është shoqëri anonime, shtetërore, mund të shkonte dhe të merrte kredi dhe të përballonte gjithë fondin e pagave. Është bërë luftë e madhe në vitin 2020 pasi të gjithë punonjësit vijonin të merrnin të njëjtën pagë pavarësisht se ndërmarrjet nuk punonin. Në kundërshtim me politikën e qeverisë, Albcontrol vendos që në mënyrë të njënashme të prishë kontratat e punës me punonjësit duke cenuar në mënyrë të njëanshme kontratën. Kemi rënë dakord që të kemi këto paga.” – tha avokati.

Ai shtoi më tej se nuk bëhet fjalë për një grevë po për një detyrim ligjor duke shpjeguar se kontrollorët kanë të drejtën ligjore të deklarojnë paaftësinë për të ushtruar detyrën dhe se për diçka të tillë nuk mund të shkarkohen nga detyra, siç edhe ka ndodhur.

Ai shtoi se ata nuk kanë lidhje me politikën dhe se punonjësit nuk kanë asnjë lloj interesi të përfshihen në të.

“E para, e kemi thënë që në fillim që kjo nuk është një grevë. Është një detyrim ligjor. Në momentin që kontrollorët ndihen në kushtet e paaftësisë për të ushtruar detyrën, ky është një detyrim ligjor që ligji shqiptar e njeh. Menjëherë nisën procedurat e shkarkimit nga puna. Kjo ka prodhuar stresin e gjithë kontrollorëve të tjerë, që mund të ndodhë të hiqen edhe ata nga puna. Nuk është vetëm cështja e uljes së pagës, është vetëm një nga arsyet. Kryesore është ndryshimi i procedurave operacionale, që kanë të bëjnë me sigurinë që ofron ky shërbim. Nuk jemi në kushtet e braktisjes së punës, kontrollorët vijojnë të shkojnë në vendin e punës, por nuk ushtrojnë detyrën. Braktisja e vendit të punës është mos shkuarja në punë pa asnjë arsye. Kjo nuk është një çështje politike, nuk kemi asnjë lloj interesi të përfshihemi në politikë.” – tha avokati i kontrollorëve të Albcontrol.

Ai shtoi më tej se nuk bëhet fjalë për grevë dhe as për shkelje ligjore dhe se deklarata e ministres për shkelje ligjore nga ana e kontrollorëve është e pabazë.

“Ka dy kërkesa shumë të thjeshta nga kontrollorët, që nuk janë të komplikuara dhe të vështira për shoqërinë. Ne gjykojmë që nuk ka hapësirë ligjore për të çuar kontrollorët për ndjekje penale. Nuk ka asnjë ligj të shkelur. Kontrollori ka detyrimin të saktësojë që nuk është i aftë për punë, e ka detyrim ligjor. Nëse njëra palë e quan këtë shkelje ligjore, ne nuk e zgjidhim dot. “2 prej tyre deklaruan më parë paaftësinë për punë dhe për ta u nisën procedurat për shkarkimin e tyre. Pas kësaj të gjithë patën stres dhe të gjithë së bashku kanë deklaruar të gjithë paaftësinë për punë. Arsyeja kryesore është ndryshimi i procedurave operacionale. Ata kanë të bëjnë me sigurinë ajrore të Republikës së Shqipërisë. Thjesht na është shtuar stresi. Njerëzit që janë pas meje ndjehen edhe më të stresuar. Ne kërkojmë respektimin e kontratës së punës, me parametrat dhe pagën që ka ajo. Largimi ose ndryshimi i orareve të punës sjell paaftësi ose vështirësi të kontrollorëve në ushtrimin e detyrës.” – theksoi avokati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *