Vendosni fjalën kyçe....

Aksident te Rruga e Kavajës, makina humb kontrollin dhe përplas makinat e parkuara


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kavajës ku një mjet ka përplasur disa automjete të parkuara.

Aksidenti ndodhur rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, ku shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *