Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, por as nuk e uron dhe as s’i përmend emrin


Kryeministri Edi Rama ka reaguar më në fund për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës.

Por në postimin e tij, Rama shmang përdorimin e fjalës “urime” e madje as nuk i përmend fare emrin zonjës Osmanit. 

Megjithatë, ai thotë se kjo zgjedhje përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë për të realizuar programin qeverisës.

“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”- shkruan Rama.

 

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kanë patur mjaft diferenca mes tyre në të kaluarën.

Pas një takimi mes tyre vitin e kaluar që u mbajt me dyer të mbyllura dhe pa asnjë konferencë të përbashkët, Osmani deklaroi në Tiranë se është kundër nismës së Ramës për Shengenin Rajonal dhe vendosjes së traut në “Rrugën e Kombit”.

Por kreu i qeverisë më vonë i vlerësoi ato si propagandë për qëllime elektorale, pra “për të marrë vota në Kosovë”.

Kur Osmani mbante një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, Rama e bojkotoi duke mos qëndruar në sallë, ndërsa ajo e injoroi më vonë në një intervistë, duke thënë se as nuk e kishte vënë re mungesën e Ramës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *