Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm Dua Lipa, një tjetër shqiptar nga Kosova i nominuar në “Brit Awards”


Përveç Dua Lipës, një tjetër artist shqiptar me origjinë nga Kosova është i nominuar në “Brit Aëards 2021”.

Fjala është për Dardan Aliun, apo të njohur ndryshe me emrin e artit “DJ Regard”.

Aliu ka bërë emër nëpër botë me hitin e tij “Ride it”, një remix ky i këngës së Jay Sean të vitit 2008. Kjo këngë u shndërrua në një sensacion viral në “TikTok”, duke arritur kështu sukses ndërkombëtar.

E tanimë ai duket se po vazhdon rrugën drejt suksesit, pasi kënga e tij “Secrets” e realizuar në bashkëpunim me RAYE, është nominuar në kategorinë “British Single”.

“Nuk mund ta besoj që ‘Secrets’ është nominuar për ‘British Single’ në këtë edicion të Brits. Vetëm dua të them faleminderit të gjithëve kaq shumë për mbështetjen, kjo nuk do të ishte e mundur pa të gjithë ju dhe jam përgjithmonë mirënjohës për të gjithë fansat në të gjithë botën. Dashuri për Raye për vokalet mahnitëse.”– shkroi Regard pesë ditë më parë, pasi mori vesh lajmin për nominimin në rrjetet sociale.

Në “Brit Awards”, këtë vit këngëtarja tjetër shqiptare Dua Lipa ka marrë plot tri nominime.

LISTA E NOMINIMEVE:

Albumi më i mirë

  • Arlo Parks – Collapsed In Sunbeams
  • Celeste – Not Your Muse
  • Dua Lipa – Future Nostalgia
  • J Hus – Big Conspiracy
  • Jessie Ware – What’s Your Pleasure?

Artistja më e mirë britanike

  • Arlo Parks
  • Celeste
  • Dua Lipa
  • Jessie Ware
  • Lianne La Havas

Artisti më i mire britanik

  • AJ Tracey
  • Headie One
  • J Hus
  • Joel Corry
  • Yungblud

Grupi më i mirë

  • Bicep
  • Biffy Clyro
  • Little Mix
  • The 1975
  • Young T & Bugsey

Breakthrough artist

  • Arlo Parks
  • Bicep
  • Celeste
  • Joel Corry
  • Young T & Bugsey

Single më i mirë

  • 220 Kid & Gracey – Don’t Need Love
  • Aitch & AJ Tracey ft Tae Keith – Rain
  • Dua Lipa – Physical
  • Harry Styles – Watermelon Sugar
  • Headie One ft AJ Tracey & Stormzy – Ain’t It Different
  • Joel Corry ft MNEK – Head & Heart
  • Nathan Dawe ft KSI – Lighter
  • Regard with Raye – Secrets
  • Simba ft DTG – Rover
  • Young T & Bugsey ft Headie One – Don’t Rush

Artistja ndërkombëtare

  • Ariana Grande
  • Billie Eilish
  • Cardi B
  • Miley Cyrus
  • Taylor Swift

Artisti ndërkombëtar

  • Bruce Springsteen
  • Burna Boy
  • Childish Gambino
  • Tame Impala
  • The Weeknd

Grupi ndërkombëtar

  • BTS
  • Fontaines DC
  • Foo Fighters
  • Haim
  • Run The Jewels

Ylli në rritje

  • Griff – Winner
  • Pa Salieu
  • Rina Sawayama

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *