Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kur të vij në qeveri do financojmë 20 mijë artistë shqiptarë


Kryetari i PD-së në ndalesën e tij elektorale në Shkodër deklaroi se nëse vjen në qeveri do financojë mbi 20 mijë artistë shqiptarë.

Më tej kryedemokrati tha se duhet që rinia të rijë në Shqipëri dhe të mos vijnë të huajt.

Zotimi i parë ka të bëjë me financimin e mbi 20 mijë artistëve shqiptarë. Shoqëria duhet t’i mbajë në pediestal. Por kjo qeveri i ka denigruar. Siç ishte dhe shembja e teatrit kombëtar. Gjej rastin që të përsëris zotimin tonë, që me atë orar të zgjatur deri në orën 16:00, ky orar do të na japë mundësinë që artistëve dhe mësuesve t’u besohet misioni i përcjelljes së gjuhëve të huaja, apo mësime ve shtesë, në ambientet e përshtatura. Ftesa ime për nënat, gratë e Shkodrës, është që të votojnë në 25 prill. Ato mund të kenë pikëpyetje. Pas 25 prillit, nëse nuk vjen ndryshimi, fëmijët e tyre do ta kenë më të vështirë për arsimin. Jo të sjellim Bangladeshin në Shqipëri, por të mbajmë të rinjtë në vendin tonë”-tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *