Vendosni fjalën kyçe....

Avionin s’e mbajnë frenat në pistë, shkon e përplaset me një tjetër (Video)


Një aeroplan pasagjerësh në qytetin rus të Surgut u përplas me një tjetër pasi filloi të lëvizte ndërsa po mirëmbahej. Të dy avionët pësuan dëmtime mekanike, por asnjëri prej tyre nuk kishte pasagjerë në bord apo anëtarë të ekuipazhit.

Surgut ndodhet rreth 2,000 kilometra në verilindje të Moskës dhe është qyteti më i madh në rajonin e pasur me naftë, Khanty-Mansi. Aeroporti i tij trajton pothuajse dy milionë pasagjerë çdo vit, me fluturime të rregullta vendase dhe ndërkombëtare.

Teksa një aeroplan në pronësi të linjës ajrore të njohur Utair po kalonte procesin e mirëmbajtjes, me motorët e tij të ndezur, filloi të lëvizte përpara dhe u përplas me një avion nga kompania e vogël rajonale Skol. Avioni Utair është një ATR-72, i prodhuar në Francë dhe Itali, ndërsa avioni që nuk lëvizi është një Yakovlev Yak-40 i dizajnuar nga Sovjetikët.

Në video, duket se të dy avionët pësuan dëme serioze në pjesën e përparme.

Si Komiteti Hetues lokal ashtu edhe linja ajrore UTair po hetojnë përplasjen, por zyra e prokurorit ka thënë se dyshohe se fajtor është sistemi i frenimit të ATR-72.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *