Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se u rrëzua nga skela, dërgohet në spital punonjësi në Pogradec


Një shtetas rreth 55-vjeç dyshohet së është rrëzuar nga skela teksa ishte duke punuar në një shtëpi në Pogradec.

Shtetasi me iniciale F.K 55-vjeç ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e polcisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *