Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas të moshuarin në Elbasan, shoferi largohet nga vendngjarja


Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katundi i Ri rreth orës 19:50, ku 80-vjeçari me inicialet B.M., i cili po ecte në rrugë, u përplas nga një automjet.

I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, shoferi i automjetit u largua, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.