Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi në Vlorë: Rama nuk është i çmendur por i keq, koalicioni me PD-në për të ardhmen e fëmijëve


Këtë të shtunë Kryemadhi është ndalur në Vlorë ku ka prezantuar atje kandidatët e LSI-së për deputetë.

Gjatë fjalimit të saj zonja Kryemadhi u tregoi qytetarëve vlonjatë për një bisedë që kishte bërë pak më herët me një mik gjatë një ndalese midis Fierit dhe Vlorës. Ajo tha se i kishte thënë miku se Rama ishte i çmendur, por sipas saj kryeministri është i keq.

“Sot kur po vija rrugës, ndalova dhe takova disa miq midis Fierit dhe Vlorës dhe më thanë. A do ta rrëzojmë me 25 Prill?

Kë i thashë unë do rrëzojmë.

Të rrëzojmë këtë të çmendurin më tha, se na shkatërroi. I thashë ai nuk është i cmendur, ai është i keq. Po!

Sepse mjafton të pyesim secilin nga ata që kanë kaluar Covidin, e dimë se sa i kanë kushtuar faturat e ilaçeve, sa kanë paguar shqiptarët nga xhepi i tyre për Covidin, aq do paguajë sot Edi Rama dëmshpërblim për një televizion që e mbylli vetëm e vetëm se donte ta mbyllte. Ishte arrogant, ishte abuzues dhe kërkon të tjetërsojë çdo gjë.

Ju vlonjatët e dini më mirë se çdo njeri tjetër se çpo ndodh me pronat tuaja, shtëpitë tuaja, bizneset tuaja, detin juaj dhe më shumë se ju nuk e vuan askush tjetër. 

Por jam e bindur se supriza e 25 Prillit do jetë që nga Shkodra gjer në Vlorë, ashtu siç e ka thënë Migjeni: Ngrehuni dhe bjerini, korini dhe shtypini të gjithë ata që grabisin qytetarët, të gjithë ata që grabisin pronat e qytetarëve, bizneset tuaja duke ju gjobitur, të gjithë ata që marrin çdoditë ajerin tuaj, rymën tuaj, sepse janë të pangopur. Janë të pangopur se nuk kanë dashurinë e familjeve të tyre dhe nuk japin dashuri për familjet e tyre.”– tha zonja Kryemadhi.

Mes të tjerash, Kryemadhi theksoi se LSI ka bërë koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë.

“Sot unë dua të jap një mesazh, ne si LSI jemi parti politike që është e majtë, e kemi bërë një koalicon parazgjedhor me PD jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës por ne e duam vendin tonë e duke e dashur ne marrim përgjegjësi shumë më të mëdha që kanë të bëjnë jo vetëm me ne por me të ardhmen e të fëmijës që do lindi pas dy muajve, të atyre fëmijëve që sot duan të ikin në kopshte por familjarët s’kanë t’i paguajnë e të ardhmen e qindra mijëra fëmijëve të tjerë që do lindin në të ardhmen.”– u shpreh kryetarja e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *