Vendosni fjalën kyçe....

Fshihej në banesën e Ardian Çapjas, kapet një tjetër person në Elbasan


Ardian Çapja

Një tjetër person është arrestuar në Elbasan në kuadër të operacionit të koduar “Krasta 2021”, pas Ardian Çapjas.

Sipas policisë, bëhet fjalë për Ardi Çekanin, i cili ka qenë një person në kërkim, pasi rezulton i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

I arrestuari Ardi Çekani ka lidhje shoqërore me Çapajt dhe fshihej në banesën e Ardian Çapjas. Ai u gjet në oborr të shtëpisë, gjatë aksionit të  policisë, ku u gjetën dhe uniforma policie, por edhe radio të policisë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Operacioni policor i koduar “Krasta 2021”.

Në vijim të këtij operacioni, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ardian Çapja, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar edhe një tjetër person, i cili fshihej në ambientet e banesës së shtetasit Ardian Çapja.

Është vënë në pranga Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çopja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Mëngjesin e djeshëm, RENEA, DVP Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Krasta 2021”, në kuadër të të cilit u vu në pranga Ardian Çopja, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

Në banesën e tij, në momentin e kapjes, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov.

Vijon operacioni për kapjen e personit të shpallur në kërkim Florenc Çapja.