Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Parlamenti Europian e miratoi rezolutën pa konsensus, këta që kapen pas 15 kushteve do mbeten opozitë


Kryeministri Rama ka thënë sot se mirazimi i rezolutës në Parlamentin Europian për mosçeljen e negociatave pa u përmbushur 15 kushte është bërë pa konsensus.

Në dy postime të njëpasnjëshme në Twitter kreu i qeverisë shkruan se kjo është për politikë ndërsa paralajmëron opozitën që sipas tij kapet pas 15 kushteve, se do mbetet sërish në opozitë.

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës! Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t’u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë.” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *