Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet vajza në Malësi të Madhe për kultivim kanabisi, në kërkim 5 të tjerë


Në pranga 23-vjeçarja dhe 15-vjeçari, në kërkim 5 të tjerë. Sekuestrohet 10.2 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.

“U arrestua në flagrancë shtetasja E. M. , 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, si dhe shtetasi F. P. 15 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:  M.Th, 59 vjeç;  D.Th, 51 vjeç;  E.Th, 24 vjeç;  D.Th, 20 vjeç;  (familjarë të shtetases së arrestuar ) dhe M.P, 48 vjeç, (babai  i 15 vjeçarit)

Gjatë kontrollit në banesën e shtetases E.M, Policia gjeti dhe sekuestroi 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë.”, njofton policia.

Sipas detajeve të dhëna në një territor të pyllëzuar pranë banesës së 23-vjeçares janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 15 -vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 200 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 15-vjeçari ishte bashkëpunëtor i shtetasve të shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.”, thotë më tej policia.