Vendosni fjalën kyçe....

“Messi tek Tirana, e Ronaldo tek Partizani” – Basha poston videomesazhin: Mbyll sytë dhe imagjino, ca gjëra janë të pamundura e ca të tjera realizohen


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar sot një tjetër spot elektoral ku u thotë shqiptarëve se ka disa gjëra të cilat mund të jenë vetëm pjesë e imagjinatës, si psh Messi që bëhet pjesë e klubit të Tironës, e Ronaldo tek Partizani, mirëpo ka të tjera gjëra që mund të bëhen realitet.

“Mbylli sytë dhe imagjino

Imagjino sikur Shqipëria fiton Kupën e Botës

Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në dy vjetorin e vajzës tënde.

Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Kristianon me Partizanin.

Hej, ngadalë! Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur!

Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur!

Krijimi i vendeve të punës është i mundur!

Futja në Bashkimin Europian është e mundur!

Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill.”– shprehet Basha në këtë spot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *