Vendosni fjalën kyçe....

Klosi: Nisin fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri


Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka dhënë lajmin se sot kanë nisur fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri.

Sipas ministrit Klosi, kjo do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe uljen e kostos së udhëtimit për të dyja vendet.

 “Linja Flydubai nis fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe -Shqipëri nga data 28 mars 2021. Vendosja e kësaj linje pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe uljen e kostos së udhëtimit për këto vende.”– shkruan Klosi.

Gjatë fjalës së tij nga aeroporti i Rinasit, Klosi tha se sot hapet një kapitull i ri për aeroportin shqiptar në përgjithësi dhe për fluturimet shqiptare nga Dubai dhe vendet e largëta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *