Vendosni fjalën kyçe....

Bitcoin i rritet sërish vlera, Elon Musk thotë se kriptovaluta do pranohet si pagesë për makinat Tesla


Çmimi i Bitcoin u rrit pothuajse 5% duke shkuar mbi 57,000 dollarë të mërkurën, pas postimeve në Twitter të CEO-s së Teslas, Elon Musk, i cili tha se tani është e mundur të blini automjetet e kompanisë në Shtetet e Bashkuara duke përdorur kriptovalutën.

“Tesla po përdor vetëm softuer të brendshëm dhe me burim të hapur dhe operon drejtpërdrejt me Bitcoin.” – shkroi Musk të martën vonë në Tëitter, duke shtuar se ‘Bitcoin i paguar për Tesla do të ruhet si Bitcoin, jo i konvertuar në kartëmonedhë’.

Në një postim vijues, biznesmeni njoftoi: “Tani mund të blini një Tesla me Bitcoin.”

Personat jashtë SHBA-së do të jenë në gjendje të blejnë një makinë Tesla me Bitcoin muaj më vonë, tha ai, pa specifikuar se cilat vende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *