Vendosni fjalën kyçe....

29 viktima dhe 1264 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 29 viktima dhe 1.264 raste të tjera të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 123.491, ndërsa numri i vdekjeve në 3.574.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 722 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 103.374 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 603.379 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.897 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 16.543.