Vendosni fjalën kyçe....

15 humbje jete lidhur me Covid-19, 448 raste të reja në vend


15 humbje jete janë regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19. Nga 2475 testime të kryera janë gjetur 448 raste të reja me koronavirusin e ri.

Viktimat e fundit janë 3 qytetarë nga Fier, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Librazhdi, moshave 59-87 vjeç.

Për sa u përket pacientëve në spital, në katër të tillë në Tiranë e tre spitale rajonale po kurohen 357 persona nga të cilët 19 janë në terapi intensive me 7 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *