Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Rama e la vendin mbrapa, jemi në garë me sirianët kush të ikë më parë


Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka gjatë një takimi me banorë të Katundit të Ri tha se ai do t’i prezantojë në Parlament, pavarësisht bindjeve të tyre. 

Qëllimi kryesor i PD është të ndalojë emigrimin, duke krijuar kushte që të rinjtë të punësohen në vend dhe të krijojnë një jetë të mirëqenë e të sigurt.

Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prapë, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë? Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk di ku të çojë milionat dhe kërkon prapë në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit”-deklaroi Paloka.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, vuri në dukje se për 8 vjet Edi Rama e mori zvarrë vendin dhe e la mbrapa të gjithëve, duke stopuar integrimin në BE.

Misioni ynë-është anëtarësimi në BE. Vetëm arritja e këtij objektivi sjell ndryshimin në vend, por kjo bëhet vetëm duke pasur në krye të qeverisë një kryeministër evropian si Lulzim Basha”-tha Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *