Vendosni fjalën kyçe....

“Ta bëjmë jetën shumëplanetare” – Senatori Berni Sanders përplaset online me Elon Musk: Kthehu në Tokë


Biznesmeni Elon Musk është përplasur online me senatorin Bernie Sanders, pasi ky i fundit e quajti atë lakmitar, ndërsa kërkon që ai të taksohet më shumë.

Sherri mes tyre filloi të enjten, kur Sanders u ankua në “Twitter” se Musk dhe themeluesi i Amazon-it Jeff Bezos zotëronin më shumë pasuri sesa 40 përqind e amerikanëve.

Ai u shpreh se ky nivel i lakmisë dhe pabarazisë nuk është vetëm immoral, por dhe i paqëndrueshëm.

“Ne jemi në një moment në historinë amerikane ku dy djem – Elon Musk dhe Jeff Bezos – zotërojnë më shumë pasuri sesa 40% e njerëzve në këtë vend. Ky nivel i lakmisë dhe pabarazisë nuk është vetëm i pamoralshëm.Është i paqëndrueshëm”- shkroi Sanders.

Pavarësisht nga fakti që Musk dhe Bezos janë sipërmarrës të teknologjisë që kanë krijuar miliarda dollarë pasuri dhe mijëra vendeve të punës që kanë krijuar (shumë prej të cilave me pagë të ulët), Musk e përqendroi përgjigjen që i dha Sandersit, në qëllimin e pasurisë së tij prej 162 miliardë dollarësh. Ta bëjë jetën “shumëplanetare”.

Ai shkroi se po mblidhte burime për të ndihmuar në “jetën shumëplanetare”

“Unë jam duke grumbulluar burime për të ndihmuar ta bëjmë jetën shumëplanetare dhe të shtrijmë dritën e vetëdijes tek yjet.”– shkroi ai të dielën në përgjigje të një artikulli rreth sulmit të Sanders.

Elon Musk i cili është një emigrant nga Afrika e Jugut, është themelues i ndërmarrjes hapësinore “SpaceX”, mes kompanive të tjera që ka, dhe ai synon të ndihmojë në kolonizimin e Marsit.

Investitorët janë të mahnitur nga vizioni i Musk për hapësirën dhe automjetet elektrike dhe tani është renditur nga Forbes si personi i dytë më i pasur në planet, pas Jeff Bezos. Pasuria e tij është e lidhur kryesisht në aksionet në kompanitë Tesla dhe SpaceX.

Por senatorit Sanders duket se këto nuk u bëjnë përshtypje.

“Udhëtimi në hapësirë ​​është një ide emocionuese, por tani duhet të përqendrohemi në Tokë dhe të krijojmë një sistem progresiv të taksave në mënyrë që fëmijët të mos jenë të uritur, njerëzit të mos jenë të pastrehë dhe të gjithë amerikanët të kenë kujdes shëndetësor.”– thuhet në përgjigjen e tij ndaj Musk. “Niveli i pabarazisë në Amerikë është i pahijshëm dhe një kërcënim për demokracinë tonë.”– shton ai.

Shtetet e Bashkuara kanë një sistem progresiv të taksave që nga viti 1862, dhe shumë komentues të “Twitter”-it argumentuan se Sanders nuk mund të zgjidhë problemet e Amerikës duke taksuar të pasurit. Marrja e gjithë pasurisë së Musk dhe Bezos do të financonte rreth tre javë të shpenzimeve të qeverisë federale ose të shlyente 1.2% të borxhit kombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *