Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiçi provokon me hartën e Kosovës nën flamurin serb


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka publikuar një ditë më parë një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

Fotografinë ai e ka shoqëruar me mesazhin: “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.


Ky veprim i tij ka shkaktuar zemërim mes shqiptarëve, por jo vetëm, duke nisur edhe një fushatë për ta fshirë atë nga rrjetet sociale.

Aktivisti Shpend Lila ka kërkuar që të raportohet postimi i presidentit serb: “Unë luftoj shumë për të drejtën dhe njerëzit e mi. S’kam asgjë kundër njerëzve të pafajshëm. Kemi heq shumë. Kjo është e papranueshme dhe e pavërtetë. Ju lutem ta raportoni në Instagram.”

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri shqiptar për Diasporën, Pandeli Majko. Ai i kujton Vuçiçit marrëveshjen që ka firmosur vetëm pak muaj më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai thotë se ky është një problem dhe mungesë serioziteti nga ana e shtetit serb, teksa i thotë Vuçiçit se sovraniteti Kosovës garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami.

“Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.
Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare.
Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!”- shkruan Majko.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *