Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nuk ka bashkëpunim me Ramën, na ndan një det i tërë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për Abc News nga Gjirokasrta ka thënë se mes tij dhe Kryeministrit “qëndron një det i tërë” duke theksuar se 25 prilli do jetë datë ndryshimi.

I pyetur nëse mund të ketë koalicion pas 25 prillit me Edi Ramën qoftë edhe për çështje numrash, Basha e mohoi edhe njëherë kategorikisht.

Nuk mund të ketë lojë më të shëmtuar sa të kërkosh papërgjegjshmërinë që e zhyti Shqipërinë ta mbulosh me vizionin dhe ndryshimin që ne duam ta sjellim. Nuk bashkohen këto të dyja, na ndan një det i tërë Në 25 prill na ndan vota e Shqiptarëve. A ka shqiptar që të besojë më se pas tetë vitesh Edi Rama të jetë në gjendje të mbajë këto që premton. Mediat e nxorën zbuluar të njëjtën gjë që premtonte para tetë vitesh e premton edhe tani. Në 25 prill do të jetë datë ndryshimi. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën”-tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *