Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë në tre qendra relaksi në SHBA, tetë persona humbin jetën


Tetë persona, janë vrarë në të shtënat në tre llixha të ndryshme në shtetin e Xhorxhias në SHBA, mes të cilëve gjashtë ishin gra aziatike.

Policia njoftoi se katër njerëz u vranë në një sallon masazhesh në Acëorth, një periferi në veri të Atlantës dhe katër të tjerë në dy llixha të tjera qytet.

Koreja e Jugut më vonë konfirmoi se katër nga viktimat ishin me origjinë Koreane.

Duke iu referuar deklaratave të policisë, BBC shkruan se ishte arrestuar një 21-vjeçar i cili dyshohet për të tre sulmet. Por ende nuk dihet asnjë motiv pse e gjithë kjo ka ndodhur.

Sidoqoftë, krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve janë rritur muajt e fundit, të nxitura nga retorikat se njerëzit aziatikë “janë fajtorë” për përhapjen e Covid-19. Në një fjalim javën e kaluar, Presidenti Joe Biden dënoi “krimet e mbrapshta të urrejtjes kundër Aziatiko-Amerikanëve të cilët janë sulmuar, ngacmuar, fajësuar dhe dëbuar”.

Çfarë ndodhi?

Të shtënat e para ndodhën rreth orës 17:00 të së martës në Sallonin e Masazhit “Youngs Aziatik” në Acëorth.

Zëdhënësi i zyrës së Sherifit, Jay Baker tha se dy persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe tre u dërguan në spital. Dy prej të plagosurve ndërruan jetë më pas në spital. Ai më vonë konfirmoi se viktimat ishin dy gra aziatike, një grua e bardhë dhe një burrë i bardhë dhe se një burrë hispanik ishte plagosur.

Më pak se një orë më vonë, policia u thirr për një grabitje që dyshohej se po ndodhte në “Gold Spa” në veri-lindje të Atlantës.

“Pas mbërritjes, oficerët gjetën tre femra të vdekura brenda vendit nga plagët e dukshme me armë zjarri.”– tha policia në një deklaratë.

Ndërkohë që ishin atje, oficerët u thirrën për ndihmë në një tjetër biznes përtej rrugës, të quajtur “Aromatherapy Spa”, ku gjetën një grua tjetër të vrarë. Policia tha që të katër viktimat e Atlantës ishin gra aziatike.

Hetuesit të cilët kishin studiuar pamjet e kamerave të sigurisë, më pas nxorën imazhet e një të dyshuari pranë një prej llixhave. Policia tha se, pas një kërkimi, arrestuan Robert Aaron Long, nga Woodstock në Xhorxhia. Ai u kap rreth 240 km në jug të Atlantës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *