Vendosni fjalën kyçe....

Shtohen viktimat mes bluzave të bardha lidhur me Covid-19, humb jetën infermieria në Lushnjë


Shqipëria mbetet një nga vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë lidhur me Covid-19, për sa i përket bluzave të bardha.

Deri para tre ditësh në vend kishin humbur jetën 35 mjekë e infermierë, ndërsa kësaj shifre i është shtuar edhe ajo e një infermiereje nga Lushnja.

Sipas Urdhrit të Infermierit, ka humbur jetën 59-vjeçarja Nurie Bace. Pavarësisht nisjes së procesit të vaksinimit për bluzat e bardha, ai nuk ka përfunduar ende ndërkohë që numri i viktimave mes tyre vijon të rritet.

“Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja, znj.Nurie Bace, 59 vjeç, e prekur nga Covid-19. Dashuria për profesionin, shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në çdo çast të punës së saj me pacientët. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve.” – thuhet në njoftimin e Urdhrit të Infermierit në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *