Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën drejtuesi i motoçikletës në Maminas, u përplas nga makina


Një person ka humbur jetën në Durrës pas një aksidenti.

60-vjeçari ende i paidentifikuar është përplasur nga një mjet teksa ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në Maminës ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

“Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.” – thotë policia.

*Video Credit: Syri

V

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *