Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: AAK-ja nuk e mbështet VV-në për përqendrimin e pushtetit në një parti të vetme


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar për mediat në Kosovë duke thënë se AAK nuk do t’i jap përkrahjen Lëvizjes Vetëvendosje-së, ku sipas tij ajo po mundohet ta koncentroj pushtetin në një parti të vetme.

“Ne nuk do t’i japim përkrahje VV-së për ta koncentruar pushtetin te një partie e vetme”, tha ai.

Haradinaj tha më tej se Lëvizja Vetëvendosje e ka marr shumicën për ta qeverisur vendin, po nuk ka dy të tretat e votave për zgjedhjen e presidentit.

Deri tash VV së bashku me Lëvizjen Guxo, ka marr shumicën e votave për të qeverisur me vendin, por nuk i kanë dy të tretat për zgjedhjen e presidentit. Po tash ta shohim se si do të veprojnë për ta zgjedhur këtë situate, pasi që edhe qeveria varet nga kjo. VV nuk i ka fituar zgjedhjet për të shkuar në zgjedhjet, por për të qeverisur me vendin”- u shpreh ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *