Vendosni fjalën kyçe....

Dy mandate nuk i dolën, Rama: Mandati i tretë i jep fund mësimit me dy turne, do krijojmë sistemin e mësimit virtual


Gjatë fjalës së tij në Prezantimin e Programit të tij për Arsimin, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një mandat i tretë i tij, do t’i jepte fund zhvillimit të mësimit me dy turne nëpër shkollat e Shqipërisë.

Ai thotë se si zgjidhje për këtë, do të jetë mësimi virtual.

 “Mandati i tretë do të sjellë më në fund fundin e mësimit me dy turne për shkak të mungesës së klasave në Shqipëri. Eksperienca e krijuar gjatë pandemisë në mësimin në distancë, do kthehet në bazë për mbylljen përfundimtare edhe të praktikës së vjetër të klasave kolektive në zona të largëta nga njëra anë, por edhe për krijimin e një sistemi virtual alternativ shkollimi, qoftë me lidhje apo pa lidhje me internet, ndarë sipas programeve dhe nevojave specifike natyrisht, në harmoni me edukimin e drejtpërdrejtë në shkollë.

Do fuqizojmë programin e kurseve të personalizuara, nxënësit të mësojnë me hapin e tyre dhe mësuesve t’u jepet akses i plotë, për të krijuar dhe planifikuar kurset e tyre nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit.”– deklaroi sot Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *