Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Fushë-Krujë


Një sasi lënde shpërthyese ka plasur në oborrin e një banese të pabanuar në fshatin Halil të Fushë Krujës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëjes së sotme dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar, të cilët sipas saj, mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi

“Fushë Krujë/Informacion paraprak.

Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e  banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *