Vendosni fjalën kyçe....

Nuk iu bindën policisë por i kundërshtuan me dhunë, arrestohen dy të rinj në Skrapar



Dy të rinj janë arrestuar sot në Skrapar pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Një person i tretë është proceduar në gjendje të lirë.

“Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Sh., 26 vjeç dhe M. K., 27 vjeç, të dy banues në Skrapar.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A.S., 28 vjeç, banues në Skrapar.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Siç bëhet me dije në një njoftim të uniformave blu, dy të rinjtë po udhëtonin me makinë por nuk i janë bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar.

Pasi janë ndjekur dhe janë kapur më pas nga policët, i kanë kundërshtruar këta të fundit me forcë.

“Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me mjet dhe kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre. Pasi janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, kanë dalë nga mjeti dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë, për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’.”– përfundon njoftimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *