Vendosni fjalën kyçe....

784 ndeshje në total e një Kupë Bote të fituar, Shvajnshtajger “var këpucët në gozhdë”


Bastian Shvajnshtajger ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Mesfushori 35-vjeçar i Bajernit të Mynihut dhe ish-lojtari i kombëtares gjermane e ka njftiar vendimin në faqen e tij në Instagram.

“Të dashur tifozë, erdhi koha. Vendosa t’i jap fund karrierës në fund të sezonit. Ju falenderoj juve dhe ekipet e mia, Bajernin. Mançester Junajtid, Çikagon dhe ekipin kombëtar. Më keni mundësuar një kohë të mrekullueshme.” – shkruan lojtari në rrjetin social.

Shvajnshtajger ka luajtur 663 ndeshje në karrierë, 500 me Bajernin, 35 me Mançesterin dhe 92 me Çikagon, duke shënuar 80 gola në total.

Me kombëtaren gjermane ai ka luajtur 121 ndeshje duke shënuar 24 gola. Ai ka fituar 8 tituj kampionë me Bajernin, 7 Kupa Gjermanie dhe një Ligë Kampionësh.

Me Mançesterin ka arritur të fitojë një Kupë FA kurse në SHBA nuk ka fituar trofe. Me kombëtaren gjermane, lojtari ka fituar një Kupë Bote në vitin 2014.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *