Vendosni fjalën kyçe....

Baba i 4 djemve, aktori britanik: S’do ndalem derisa të bëhem me vajzë


Nëse shqiptarët në përgjithësi kërkojnë të bëhen patjetër me djalë, kjo nuk vlen në disa vende perëndimore, si për shembull Britania. Përkundrazi, ka nga ato çifte që kanë më shumë djem dhe vazhdojnë duke bërë fëmijë me qëllim për të nxjerrë në dritë një vajzë.

Ky është rasti i aktorit dhe prezantuesit britanik, Joe Swash. Ai ka lënë të kuptohet në një intervistë se ai dhe e fejuara e tij Stacey Solomon do të vazhdojnë të bëjnë fëmijë, derisa të bëhen me një vajzë.

“Do të doja një vajzë, për momentin i kemi të gjithë djem. Është një festë masive këtu. Harry, Rex, Leighton. Kemi shumë djem, do të doja të kisha një vajzë të vogël.”- shprehet Swash, citon The Sun.

Më pas ai bëri shaka se ata do të përfundonin si në serialin amerikan The Waltons, duke u kthyer në një familje të madhe.

Joe Swash shtoi: “Nëse do të kishim një fëmijë tjetër dhe do ishte një vajzë, kjo do të ishte. Por nëse do të kishim një djalë tjetër, do të vazhdonim përsëri, derisa të bëhemi me vajzë! Ne do të përfundojmë si The Waltons.”

Stacey është mamaja e e tre djemve, Zachary, Leighton dhe Rex, (12, 8 dhe 1 vjeç). Ndërsa Joe ka edhe një djalë tjetër nga një lidhje e mëparshme, Harry (13 vjeç).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *