Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm Najada Çomon, Rama merr edhe Luljeta Bozon në listën e tij të kandidatëve për deputetë


Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot gjatë prezantimit të Programit të tij për Rindërtimin, inxhinjieren Luljeta Bozo dhe zbuloi se ajo do të ishte njëra ndër kandidatet e PS-së në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Dua të të falenderoj shumë Luljeta dhe tani dua ta ndaj dhe me ata që po na ndjekin  që t’i u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove nuk the jo për të qenë pjesë e skuadrës sonë të 25 Prillit, ku me kënaqësinë dhe nderin më të madh time ne do kemi një përfaqësues të shtresës më të madhe shoqërore që janë gjyshërit dhe gjyshet që kanë shumë për të dhënë dhe nga maja e integritetit të vet dhe eksperiencës jo vetëm si inxhinierë, si nënë e si gjyshe, edhe si stërgjyshe, do jesh një ndihmë e madhe për të na e shkulur veshin me kujdes që ne të mund të jemi gjithmonë të fokusuar.

Kshu që Luljeta do jetë simboli i gjithë asaj që shqiptarët për heërë të parë u bënë bashkë për të kaluar ato momente të tmerrshme dhe mishëriumi i asaj dëshire timen të madhe që skuadra jonë, përfaqësuesit tanë, ata që flasin në emër të njerëzve që të jenë shëmbëlltyra e tyre. Per herë të parë të gjithë pensionistët do kenë njeriun aty. Kur kam thënë që deputeti që duam, do jenë ide të reja, njerëz të rinj por jo mosha të reja. Nuk kisha siguri se do ta bindja plotësisht Luljetën, por ajo nuk na e bëri shumë të vështirë. Jam shumë mirënjohës dhe i dëshiruar të shkoj përpara njerëzve e të kem në krah dy simbolet e dy goditjeve të mëdha, Najadën dhe ty nga ana tjetër. Dy gra të jashtëzakonshme.”– deklaroi Rama.

Zonja Bozo tha se do të përpiqet të bëjë më të mirën: “Faleminderit shumë për konsideratën. Do bëj më të mirën, do përpiqemi sa të kemi fuqi, të bëjmë më shumë për këtë popullin tonë shumë të shtrenjtë, që gjithmonë ka qenë i vuajtur e i vuajtur por do shikojë dritë se s’bën patjetër.”

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Edi Rama prezantoi shefen e Infektivit Najada Çomon, njëherësh dhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, si një nga kandidatet e PS-së në zgjedhjet e 25 Prillit.

Tanimë listës së kandidatëve të PS-së, do t’u bashkohet edhe Luljeta Bozo./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *