Vendosni fjalën kyçe....

Blenard Nonaj me fermerët e blegtorët e Skraparit: Plani ynë konkret, pas 25 Prillit i pret një e ardhme më e mirë


Kandidati i LSI-së për qarkun e Beratit, Blenard Nonaj ka zhvilluar sot një takim me banorë në zonën e Zhepës dhe Cërricës në Skrapar, të cilët e sigurojnë jetesën e tyre përmes punës në Bujqësi e Blegtori.

Në një postim në rrjetet sociale, Nonaj ndan një foto nga ky takim ndërsa shprehet se forca politike që ai përfaqëson, LSI, ka një plan konkret për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve për të kapërcyer vështirësitë me të cilat përballen.

“Me banorët punëtorë dhe të palodhur të Zhepës dhe Cërricës, të cilët pavarësisht sfidave dhe vështirësive të mëdha, kanë zgjedhur ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. LSI ka një plan konkret për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve, që ata të kapërcejnë këto vështirësi, nëpërmjet garantimit të arsimimit cilësor, shërbimit shëndetësor dhe subvencioneve në bujqësi dhe blegtori. Pas 25 Prillit, një e ardhme më e mirë për të gjithë banorët e Zhepës, Cërricës dhe fshatrave të Skraparit!”- shkruan Nonaj.

Mjeku Blenard Nonaj do jetë një ndër kandidatët e LSI-së në Qarkun e Beratit dhe konkretisht në rrethin e Skraparit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *