Vendosni fjalën kyçe....

Kompania “Divella” dhe Trupa Konsullore e Puglias në Itali i dhurojnë 6 ventilatorë modernë e 40 mijë maska Shqipërisë


Solidaritet i rajonit të Pulias në Itali me Shqipërinë. Trupa Konsullore e Pulias, Bazilikatës dhe Molises dhe kompania F. Divella, industria e makaronave dhe agro-ushqimit, në Autoritetin Portual të Barit, dhuruan 6 ventilatorë të teknologjisë së fundit dhe 40 mijë maska për Shqipërinë.

Një gjest solidariteti vëllazërie dhe bujarie që lidh Pulian me Tokën e Shqiponjave, u shpreh Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari, znj. Gentiana Mburimi, e cila falënderoi përzemërsisht kompaninë ‘Divella’ dhe kolegët e saj, duke kujtuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, por edhe mbështetjen reciproke të dhënë në këto kohë të vështira.

Massimo Salomone, Sekretari i Përgjithshëm i Trupës Konsullore të Pulias, Bazilikatës dhe Molises, theksoi pajisjet mjekësore të përparuara teknologjikisht dhe jashtëzakonisht efektive, jane thelbësore për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga vështiresia në frymëmarrje.

“Ky është një akt dashurie ndaj vëllezërve tanë shqiptarë. Falënderojmë F. Divella Spa për solideritetin e jashtëzakonshëm.” – tha ai.

Dhurimi i pajisjeve mjekësore është një gjest konkret ndihme, shtoi Francesco Divella, menaxher i marketingut i F. Divella SpA – për një popullsi që ashtu si pjesa tjetër e botës po përballet me këtë situatë shëndetesore. Ne besojmë se në këtë periudhë është e nevojshme të mbështesim njëri-tjetrin.

“Të bashkuar nga i njëjti det”, kjo është lidhja jonë e fortë”, shprehet Ugo Patroni Griffi, Presidenti i Autoritetit të Sistemit Portual të Detit të Adriatikut të Jugut, midis Bel Paeses dhe Shqipërisë.

“Tashmë janë gati 30 vjet që kur Puglia filloi të ketë një marrëdhënie të veçantë, miqësie dhe vëllazërie, me Shqipërinë. Sot, pra, jemi së bashku të luftojmë një armik të padukshëm, krah për krah. Kur filloi kjo betejë menjëherë miqtë shqiptarë vrapuan për të na ndihmuar, tani është koha që ne të ndihmojmë. Dhe ne si Trupe Konsullore, falë ndihmës së kolegut Divella, jemi edhe një herë këtu. Sigurisht që kjo miqësi na bën më të fortë. Së bashku do të jetë më e lehtë. Së bashku do t’ja dalim.” – theksoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *