829 persona në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë gjobë për mosmbajtjen e maskës.
155 të tjerë janë ndëshkuar me të njëjtën masë pasi janë kapur duke udhëtuar pa maskë në mjetet e tyre private me persona jashtë rrethit familjar.
Administratori i një lokali është gjobitur me 1 milion lekë gjobë pasi sipas policisë e ushtronte veprimtarinë në shkelje të protokolleve të sigurisë.
Ndërsa me 10 mijë lekë të reja janë ndëshkuar 12 persona, pasi janë kapur duke lëvizur pas orës 20:00 të mbrëmjes.