Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni në Meksikë, humbin jetën 6 persona


Një tjetër incident ajror ka ndodhur ditën e djeshme, këtë radhë në Meksikë. Reuters raporton se gjashtë anëtarë të ushtrisë së Meksikës vdiqën në një aksident të dielën në mëngjes ndërsa fluturonin me një avion të forcës ajrore meksikane për në Verakruz.

Aksidenti ndodhi ndërsa avioni po ngrihej rreth orës 9:45 të mëngjesit nga aeroporti në komunën e Emiljano Zapata, tha ministria në një deklaratë.

Gjashtë viktimat nuk janë identifikuar dhe ushtria do të kryejë një hetim. Në deklaratë nuk thuhej se sa njerëz ishin në avion.

Kujtojmë se ditën e dielë kanë ndodhur të paktën dhe dy incidente të tjera, një që përfshinte një avion të forcave ajrore të Nigerisë ku humbën jetën 7 persona dhe një tjetër në SHBA, ku për fat të mirë nuk kishte viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *