Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i katërfishtë te rruga e Elbasanit, plagosen tre persona


Tre persona janë plagosur në një aksident te rruga e Elbasanit në Tiranë ku katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.