Vendosni fjalën kyçe....

Policia vë 131 milionë lekë gjoba gjatë fundjavës për maskën e lëvizjet pas orës 20:00


2958 persona në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë gjatë fundjavës për mosmbajtjen e maskës.

2428 prej tyre janë kapur duke ecur pa maskë ndërsa 530 të tjerë janë kapur duke udhëtuar me mjete private me persona jashtë rrethit familjar e pa maskë.

Katër administratorë lokalesh janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë të reja gjobë pasi sipas policisë janë kapur duke ushtruar veprimtarinë në shkelje të protokolleve të sigurisë.

24 qytetarë janë gjobitur me nga 10 mijë lekë të reja pasi janë kapur duke ecur në këmbë pas orës 20:00, kur hyn në fuqi ora policore si pjesë e masave të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *