Vendosni fjalën kyçe....

Gjobitet me 50 milionë lekë Këlliçi: Veprime antikushtetuese, Rama, Veliaj e mazhoranca takimet me nga 100-200 veta


Kreu i FRPD-së, njëherazi drejtuesi politik i PD-së për disa njësi administrative në Tiranë, Belind Këlliçi, është gjobitur me 50 milionë lekë pasi sipas policisë ka shkelur masat anti-covid të vendosura nga qeveria.

Këlliçi shkruan se kryeministri Rama bashkë me kryebashkiakun Veliaj, ministrat e deputetët e qeverisë organizojnë takime me nga 100 apo 200 vetë.

“Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten! Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë. Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.” – tha Këlliçi.

Këlliçi shton më tej se pavarësisht gjobave ndaj Veliajt, atij iu hoqën edhe pse ishin me vlerë minimale.

Zyrtari demokrat thekson se gjobat janë veëm për opozitën apo ata që kundërshtojnë urdhrat e kryeministrit Rama.

Ai i cilëson si antikushtetuese gjobat ndëra e mbyll postimin duke shkruar se pas 25 prillit çdo gjë do ndryshojë.

“Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë. Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës. Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese. Pastaj ju pret 25 prilli. Asnje hap pas.” – mbyll postimin Këlliçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *