Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk do të votojmë si punëtore baxhoje”- Rudina Hajdarin e bombarojnë me kritika në rrjet pasi u shfaq duke përgatitur djathë kaçkavall


Deputetja Rudina Hajdari e cila në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në qarkun e Elbasanit me logon e partisë së re “Nisma”, ka filluar të përdorë një metodë të re PR-i për t’u afruar më shumë me zgjedhësit.

Pasi u shfaq fillimisht si shitëse në një treg në Përrenjas, dje u shfaq në Gramsh duke prodhuar djath kaçkavall në një baxho me gratë e Gramshit.

“Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria. Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë. Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë. Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar. E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë.”- shkruan Hajdari.

Mirëpo ndjekësit e kanë mbytur në kritika deputeten në Facebook, duke i kërkuar të ndërrojë kompaninë që i bën asaj PR-in.

“O zemra nuk do të votojnë si puëntore baxhoje, atyre grave i kishe thënë si do ja përmirësosh jetën neser dhe kishe kry pune denjësisht. Ndërro kompaninë e PR-it”- shkruan një komentuese.

Të tjerë ironizojnë se tani ka fituar eksperiencën pas disa punësh, për kur të niset për Amerikë pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ndërsa shumë të tjerë vënë re detaje të tjera, si mungesa e maskave apo e dorezave gjatë përgatitjes së djathit kaçkavall.

KOMENTET KRITIKUESE:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *