Vendosni fjalën kyçe....

Ralf Gjoni: Kosova na bëri me turp, brenda ditës dhe pa ndihmë ndërkombëtare shpalli fituesin


Deputeti Ralf Gjoni gjatë fjalës së tij në Kuvend, komentoi zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, ku fituese rezultoi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Gjoni tha se Kosova arriti të japë një shembull për Shqipërinë, për zhvillimin e procesit demokratik dhe të barabartë, ku ende nuk jemi në gjendje sipas të tij të numërojmë votat e qytetarëve.

“Kosova na ka bërë me turp, një vend i panjohur ende nga të gjitha shtetet e BE-së dhe pa ndihmë ndërkombëtare si pasojë e pandemisë, arrin të bëjë zgjedhje të lira të barabarta, garë me konkurencë të pastër, pa incidente, shpall fituesin brenda ditës dhe po brenda ditës humbësit pranojnë humbjen dhe i urojnë fat të mbarë fituesit.

Ne sot në 2021-shin ende s’jemi në gjendje të themi se vota e shqiptarëve numërohet. Jemi i vetmi vend në Europë që s’ka mundësi t’u garantojë votën zgjedhësve.”- deklaroi deputeti Ralf Gjoni.