Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi uron Kurtin e Osmanin për fitoren: Mirëpres mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë të jemi krah për krah


Pas publikimit të rezultateve paraprake për zgjedhjet në Kosovë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren.

Zonja Kryemadhi u ka uruar atyre suksese për parlamentin dhe qeverinë e re, duke u shprehur e bindur se dy liderët do t’i japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare.

Kryemadhi thotë se mirëpret bashkëpunimin krah qeverisë së re të ardhshme të Shqipërisë.

“Kosova dhe qytetarët e saj zhvilluan një proces zgjedhor shpresëdhënës këtë 14 shkurt, që edhe nën sfidën e pandemisë, u dominuan nga kultura demokratike për respektimin e vullnetit të sovranit.

Urime Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren bindëse.

Suksese parlamentit dhe qeverisë së re, me bindjen se do t’i japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare.

Mirëpres mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë, të jemi krah për krah për bashkëpunim real dhe integrim në të gjitha planet me Kosovën, duke synuar një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë.”– shkruan Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *