Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Qeveria indiferencë në menaxhimin e problemeve, prodhon vetëm kriza


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gra nga ky qytet ku ndër të tjera ka evidentuar edhe neglizhencën e autoriteteve për të menaxhuar situatën ku ndodhet vendi.

Kryemadhi tha se ka një indiferencë apo mungesë përgjegjësie në menaxhimin e problemeve dhe është kthyer në një qeveri që prodhon krizë.

Sot shikojmë një nga problemet më të mëdha që kemi dhe që ndjejnë familjet shqiptare, aq më shumë në zonat ku ndodhin përmbytje, tërmetet, apo si raste të tilla me reshje të mëdha dëborë që bllokohen rrugët, bllokohet komunikimi midis fshatrave, bllokohet jeta e përditshme, ekonomia, shkolla e spitalet.

Një nga problemet më të mëdha shikojmë indiferencën apo mungesën e përgjegjësisë në menaxhimin e këtyre problemeve. Në ditë me diell kur nuk ka probleme, shikojmë një kryeministër që del nga 5-6 orë, që bën një komunikim mediatik, sikur Shqipëria po buzëqesh. Por në momentin që një vesë shiu bie, përmbytet Tirana, Shkodra, Lezha, Vlora. Një reshje dëbore bie dhe nuk shikon një borë pastruese, nuk shikon kripë të hedhur në rrugë që t’u shërbejë qytetarëve për të lëvizur. Bie tërmeti dhe vazhdojmë akoma njerëzit që flenë nëpër çadra.

Pra mungesa e menaxhimit është kthyer në një qeveri që prodhon krizë. Nuk është që zgjidh problemet, por përkundrazi ia shton ato familjeve shqiptare. Dhe ne këtë e ndjejmë kudo. Edhe dje kur isha në Pogradec, ndihej mungesa e Bashkisë, mungesa e pushtetit vendor. Sepse edhe pushteti vendor që ne faktikisht kemi është i grabitur, jo i votuar nga qytetarët, e ka kthyer në një lloj mungese përgjegjësie, angazhimi ndaj qytetarëve. Për të mos folur pastaj për ekonominë, për papunësinë, për mungesën e hapësirave të zhvillimit të ekonomisë apo të krijimit të mundësive të punësimit të të rinjve”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *