Vendosni fjalën kyçe....

Zingraf: Bizneset gjermane skeptike ndaj klimës së biznesit. Balla: Klima e biznesit po shton bizneset gjermane


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka qenë sot në një fabrikë për montimin e aparateve mjekësore aerosol që gjejnë përdorim për sëmundjet e ndryshme të frymëmarrjes.

Gjatë vizitës atje, numri dy i PS-së, tha se klima e mirë ndaj biznesit dhe bashkëpunimi me Gjermaninë po shtrihet edhe në prezencën e shtuar të bizneseve gjermane në Shqipëri.

Para dy ditësh, ambasadori gjerman, Zingraf, tha gjatë një takimi me ministrat Denaj e Shalsi, se binzeset gjermane e ato të huaja janë skeptike për investimet në Shqipëri pasi i druhen klimës së biznesit këtu, sigurisë ligjore e transparencës.

Ai bëri thirrje që kjo gjë të përmirësohet në mënyrë që të ketë një shtim të investimeve të huaja në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *