Vendosni fjalën kyçe....

Anila Denaj në Interpelancë: Ia dolëm në një vit të vështirë, qeveria i ndihmoi bizneset e vogla


Në seancën e sotme plenare, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ishte e ftuar në një interpelancë të kërkuar nga deputeti Artur Roshi.

Ajo foli për ekonominë gjatë vitit të vështirë 2020. Ajo tha se pavarësisht vështirësive, me ndihmën e qeverisë përmes instrumenteve ekonomike, ekonomia e vendit tonë i ka bërë ballë kësaj krize.

Sipas saj, qeveria i ka ndihmuar bizneset e vogla duke eleminuar disa taksa.

Ndërsa sa i përket punësimit, ajo bëri një krahasim mes viteve 2019 dhe 2020 duke thënë se në të dy periudhat janar-dhjetor 2019-2020 ka rritje. Sipas saj në dhjetor të 2020 ishin mbi 689 mijë të punësuar, ndërsa në 2019-ën ishin 688 mijë të punësuar.

“Ekonomia informale është plagë e vjetër e Shqipërisë, përtej bindjeve të majta e të djathta. Keni depozituar disa pyetje, janë të rëndësishme, të cilave mund t’i kishim dhënë përgjigje edhe duke kthyer pas akteve që kemi aprovuar.

Bizneset e vogla në Shqipëri, në vitin 2020 ishin në valën e parë të vështirësive të falimentit. U mbyll ekonomia, jo vetëm këtu. Recesioni ekonomik në botë parashikohet në 3.5%.

Edhe pse mbyllja e ekonomisë dhe vështirësitë e biznesit u përballën me pandeminë dhe tërmetin, unë them se ja dolëm në një vit të vështirë. Biznesi i vogël mori masa për të dalë nga kjo situatë me ndihmën e qeverisë. Janë dhënë paga për 300 mijë individë.

Qeveria qëndron në anën e bizneseve duke eleminuar disa taksa. Vitin që shkoi, në vlerën neto të regjistrim, çregjistrim, kemi një situatë me neto pozitiv 203 neto. Kjo nuk do të thotë që biznesi nuk e ka pasur të vështirë por masat e marra kanë bërë të mundur që të mos mbyllen bizneset. Në raport me likuiditetin theksoj, se ne kemi marrë masa për riskedulimin e tatim-fitimit për bizneset e vogla. Dhamë likuiditet përmes garancive sovrane. Fiskalizimi ka filluar, janë 7 sisteme. Ftesa vlen për ju që të merrni kuponin. Për punësimin, po t’i kthehemi 2020, ishte një vit i vështirë pasi shumë persona humbën punën e tyre. Në dhjetor të 2020 numri mbi 689 mijë ndërsa në dhjetor të 2019 ishte 688 mijë. Përsa i takon taksës së arsimit. Kjo është një taksë vendoset nga pushteti vendor, Bashkia Tiranë dhe është e drejta për financat, ku këshilli i njësisë vendore ka të drejtë të vendosë taksën dhe të ofrojë një infrastrukturë arsimore. Falja e gjobave dhe penaliteteve. Ne kemi nënshkruar këtu aktin për faljen e gjobave.”– deklaroi ministrja Denaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *