Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Këto ditë shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për aeroportet në Vlorë dhe në Kukës


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këto ditë pritet të shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës dhe të Kukësit.

Rama u shpreh se ka patur vonesa për këtë proces, për shkak të situatës me pandeminë.

“Shpresoj që këto ditë të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që u bë si legjenda e Rozafës, pandemia, hapje-mbyllje, kredia, etje. Këtu në Gjirokastër bëhet fjala për dy aerodrome, që do të jenë turistike.”– deklaroi Rama.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Gjirokastrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *