Vendosni fjalën kyçe....

Probleme me shëndetin, Emiljano Shullazi nxirret nga qelia dhe dërgohet në QSUT


Emiljano Shullazi nxirret nga qelia ku qëndronte i izoluar prej muajsh për shkak të regjimit ’41 biss’ dhe dërgohet në QSUT, për shkak të problemeve shëndetësore.

Mësohet se ai është dërguar atje për një vizitë mjekësore.

Sipas televizionit “News 24”, Shullazi është dërguar atje nën masa të rrepta sigurie nga ana e policisë, ndërsa nuk dihen problemet shëndetësore që ai paraqet.

Kujtojmë se Shullazi ndodhej prej muajsh i izoluar në regjimin ’41 biss’.

Shullazi është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Apelit të Posacëm pasi është i dënuar nga shkalla e parë për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ai u dënua me 14 vite burg, ndërsa grupi i tij në total me 55 vite për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *