Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim dhe i dënuar për 7 vjedhje, arrestohet 29-vjeçari në Peshkopi


Policia në Dibër ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për vjedhje.

Besmir Maha dyshohet si autori 7 vjedhjeve dhe gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

 “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Vakuf’, në një banesë të braktisur në fshatin Vakuf, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim policor:

– Besmir Maha, 29 vjeç, banues në Peshkopi.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale ‘Vjedhja’ dhe ‘Vjedhja e mbetur në tentativë’, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se është autor i dyshuar i 7 rasteve të vjedhjeve në banesa dhe në lokale, të ndodhura më parë në qytetin e Peshkopisë dhe zonat përreth saj.

Në momentin e ndërhyrjes, në tavanin e banesës së braktisur ku ishte i fshehur shtetasi B. M., Policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu që e mbante pa leje, një armë të ftohtë thikë dhe municion luftarak.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Dibër, për hetime të mëtejshme.”– njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *