Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Panaritit në Korçë të izoluar prej 14 ditësh, dëbora bllokon rrugën


Foto ilustruese

Problemet me dëborën janë shënuar edhe në zonat e larta malore në juglindje të vendit.

Prej 14 ditësh banorët e fshatit Panarit në Korçë qëndrojnë të izoluar nga pjesa tjetër e qarkut për shkak të reshjeve masive të dëborës.

Në këtë fshat banojnë rreth 200 banorë, të cilët prej dy javësh ndodhen të izoluar nga pjesa tjetër e kësaj zone pasi rruga Shtyllë-Panarit është e bllokuar.

Trashësia e dëborës shkon deri në 1 metër në këtë zonë ndërsa reshjet kanë vijuar të bien.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *