Vendosni fjalën kyçe....

Rama: I kemi vaksinat për ata që e kanë marrë dozën e parë, shpresojmë së shpejti për lajme të mira për të tjerat


Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediet, ka folur sot edhe për vaksinën anti-Covid.

Rama tha se vendi ynë i ka në gjendje aktualisht dozat për vaksinën e atyre që kanë bërë dozën e parë dhe së janë bërë kalkulimet e duhura që të mos  humbasin këtë proces.

Ndërsa në lidhje me dozat e reja, Rama pranon se ka një bllokim nga kompania “Pfzier” por dhton se shoreson që të ketë lajme të mirë brenda dy javësh.

“Për ata që kanë marrë dozën e parë vaksinës janë aty, për këtë arsye është bërë edhe kalkulimi që të mos ketë asnjë që të humbi procesin për shkak të mungesës së vaksinës. Pfizer ka një problem të madh me të gjitha vendet sepse ai ka lajmëruar një stop për zgjerimin e bazës prodhuese dhe faktikisht ne jemi në kontakt 7 herë në ditë për të bërë të mundur që ata të respektojnë kontratën me ne dhe të sjellin pjesën e parë të dozave.

Ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer dhe jemi para, me negociata me AstraZeneca dhe shpresoj që ditët në vijim mund të jap ndonjë lajm të mirë në lidhje me këtë. Ajo që mund të thuhet është se Shqipëria nuk është mbrapa askush dhe shqiptarëve nuk do tu mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe fazë kaq e vështirë e luftës me COVID. Kështu që së shpejti të mund të japim lajme të mira. Për momentin jemi në komunikime të vazhdueshme me Pfizer, që shpresoj të lëshojë një pjesë të dozave të premtuara. Në dy javët e ardhshme do të kemi një qartësi më të madhe”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *