Vendosni fjalën kyçe....

Bernie Sanders, mbreti i memeve në rrjet nga inaugurimi i Joe Bidenit (FOTOT)


Nëse e mërkura sinjalizoi një tranzicion paqësor të pushtetit në SHBA, padyshim gjeneroi dhe një sërë memesh të papara në rrjet.

E mbreti i memeve të ditës së djeshme, duket se është senatori Bernie Sanders.

Në ditën e inaugurimit të Joe Bidenit si president, Sanders u paraqit i veshur me papuçe në duar. Ai dukej sikur kishte shumë ftohtë ndërsa qëndronte në vendin e tij përpara ceremonisë në Washington.

Në ditën e inaugurimit u shkruan shumë artikuj për veshjen që kishin zgjedhur këngëtaret Lady Gaga dhe Jennifer Lopez, por Sanders arriti në një shkallë tjetër.

Ish-kandidati për president mbante në duar dorashka leshi të thurura me një stil të vveçantë dhe në mënyrë të pashpjegueshme mbante një zarf të madh në ceremoni. Shumë njerëz ngritën pyetje se çfarë mbante Sanders në zarf, ashtu sikurse shumë pyetën se ku i kishte marrë dorashkat politikani.

Më poshtë keni memet më të veçanta që janë bërë virale në rrjet dhe i dedikohen pikërisht Sandersit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *